Zum Hauptinhalt springen
Nicht aus der Schweiz? Besuchen Sie lehmanns.de

Forcat E Kundërta (eBook)

eBook Download: EPUB
2018
371 Seiten
Tektime (Verlag)
978-88-7304-765-0 (ISBN)

Lese- und Medienproben

Forcat E Kundërta -  aldivan teixeira torres
Systemvoraussetzungen
4,99 inkl. MwSt
(CHF 4,85)
Der eBook-Verkauf erfolgt durch die Lehmanns Media GmbH (Berlin) zum Preis in Euro inkl. MwSt.
  • Download sofort lieferbar
  • Zahlungsarten anzeigen
'Forcat e kundërta' është libri i parë i vëllimit 'Profetizuesi', ku personazhet kryesore janë dinamika e dyfishtë, Profetizuesi dhe shoku i tij i pandarë i aventurave, Renato. Në këtë vëllim të parë, i lodhur nga monotonia, Profetizuesi propozon të ndërmarrë një udhëtim në një mal që premton se është i shenjtë.
'Forcat e kundërta është libri i parë i vëllimit 'Profetizuesi', ku personazhet kryesore janë dinamika e dyfishtë, Profetizuesi dhe shoku i tij i pandarë i aventurave, Renato. Në këtë vëllim të parë, i lodhur nga monotonia, Profetizuesi propozon të ndërmarrë një udhëtim në një mal që premton se është i shenjtë, me shpresën që ëndrrat e tij të bëhen realitet.Pas ngjitjes në mal, ai takon një roje, një qenie e lashtë plot mençuri, që i premton ta ndihmojë në rrugën e tij. Me ndihmën e saj, ai kalon tre sfida që i japin atij fuqitë që i duhen për të hyrë në shpellën e dëshpërimit, një vend ku e pamundura bëhet e mundur.'

PUBLISHER: TEKTIME

 


Forcat e Kundërta

 

 

 

 

 

Aldivan Teixeira Torres

 

 

 

 

 

 

 

Forcat e kundërta

____________________________

Nga: Aldivan Teixeira Torres

©2018-Aldivan Teixeira Torres

Të gjitha të drejtat e rezervuara

Aldivan Teixeira Torres

E-mail:aldivanvid@hotmail.com

Përkthyes:Gentian Cane

____________________________________________________

Ky libër, duke përfshirë të gjitha pjesët e tij, mbrohet me të drejtën e autorit dhe nuk mund të riprodhohet, rishitet apo transferohet pa lejen e autorit.

Kualifikimet akademike: Diplomë universitare në Matematikë me specializim në po këtë fushë.

_____________________________________________________

Biografi e Shkurtër: Aldivan Teixeira Torres, lindur në Arcoverde-PE, ka shkruar vëllimet Profeti, vëllimet Bijtë e dritës, poezi dhe skenarë. Karriera e tij letrare filloi në fund të 2011 me botimin e romanit të parë Forcat e Kundërta – misteri i shpellës. Për kushedi se çfarë arsye, ai e ndërpreu të shkruarit duke rinisur përsëri karrierën letrare në gjysmën e dytë të 2013. Që atëherë nuk ka reshtur së shkruari. Ai shpreson se shkrimet e tij do të kontribuojnë në kulturën Braziliane dhe Pernambuco, duke shtuar kënaqësinë e leximit tek ata të cilët nuk e kanë zakon të lexojnë. Motoja e tij është: “Për letërsinë, barazinë, vëllazërinë, drejtësinë, dinjitetin dhe nderimin e qenies njerëzore në mënyrë të përhershme”.

 

 

 

“Dedikim”


 

 

 

“Para së gjithash, Zotit, krijuesit për të cilin jeton gjithçka; mësuesve të jetës që gjithmonë më kanë drejtuar; të afërmve të mi, edhe pse nuk më kanë inkurajuar; të gjithë atyre që ende nuk kanë qenë të aftë të ribashkojnë “forcat e kundërta” në jetët e tyre.”

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Përmbledhje


 


“Forcat e kundërta është libri i parë i vëllimit “Profeti”, ku personazhet kryesore janë dinamika e dyfishtë, Profeti dhe shoku i tij i pandarë i aventurave, Renato. Në këtë vëllim të parë, i lodhur nga monotonia, Profeti vendos të ndërmarrë një udhëtim në një mal që premton se është i shenjtë, me shpresën që ëndrrat e tij të bëhen realitet. Pas ngjitjes në mal, ai takon një roje, një qenie të lashtë plot mençuri, që i premton ta ndihmojë në rrugëtimin e tij. Me ndihmën e saj, ai kalon tre sfida që i japin atij fuqitë që i duhen për të hyrë në shpellën e dëshpërimit, një vend ku e pamundura bëhet e mundur. Ai vendos të hyjë aty. Duke shmangur kurthet dhe kaluar me sukses skenarët njëri pas tjetrit, ai arrin tek dhoma sekrete ku shndërrohet në një mendjemprehtë me plot fuqi, i aftë të kapërcejë kufijtë e hapësirës dhe kohës dhe të kuptojë dëshirat më të thella të zemrës. Duke u larguar nga shpella, ai ritakohet me rojen, dhe së bashku me djalin e quajtur Renato dërgohet në një mision që është akoma dhe më i komplikuar. Atje i duhet të zgjidhë padrejtësitë, të ndihmojë dikë që të gjejë veten dhe të ribashkojë forcat e kundërta që janë çekuilibruar. Kështu fillon aventura e tij e parë e madhe që premton emocione, suspansë, romancë dhe dramë. Ju vetë a keni një ëndërr? Atëherë lexojeni dhe zbuloni elementet kyçe që nevojiten për ta përmbushur. Lexim të këndshëm!”

 

 

 

 

 

 

 

 

"Mbretëria e Parajsës është si një njeri që hedh farë të mirë në fushë. Një natë, kur të gjithë po flinin, erdhi armiku, hodhi farë të keqe në mes të grurit, dhe iku. Kur gruri u rrit, dhe filluan të formohen kallëzat, atëherë u shfaq edhe bari i keq. Punëtorët vështruan nga pronari, dhe i thanë. "Zotëri, a nuk i hodhët farë të mirë kësaj fushe? Atëherë, si mbiu vallë bari i keq?" Pronari u përgjigj: "'Ka qenë një njeri armiqësor që e bëri këtë." Punëtorët pyetën: "A ta shkulim barin e keq?" Pronari ua ktheu: "Jo mos. Mundet që duke shkulur barin e keq nga rrënjët, do të shkulni edhe grurin. Le të rriten së bashku deri sa të korrim. Dhe kur të fillojë koha e korrjeve do t’u them korrësve: Filloni njëherë me barin e keq dhe bëjeni tufa tufa për ta djegur. Pastaj grumbullojeni grurin në hangarin tim." Mateu 13:24-30.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Hyrje


 

"Forcat e Kundërta" përbën vetë një alternativë për të kapërcyer dualitetin e madh që ekziston brenda secilit prej nesh. Sa e sa herë në jetë jemi përballur me situata ku të dyja alternativat gjenden në rrethana të favorshme dhe të pafavorshme dhe zgjedhja e njërës prej tyre përbën një vuajtje të vërtetë. Ne duhet të mësojmë që të reflektojmë dhe të mendojmë me kujdes se cilën rrugë duhet të ndjekim vërtet dhe gjithashtu edhe pasojat që rrjedhin nga kjo zgjedhje. Në fund, na duhet të bashkojmë "forcat e kundërta” në jetët tona dhe t’i bëjmë ato që të japin rezultate. Kështu, ne mund të arrijmë lumturinë shumë të dëshiruar.

Sa për librin, mund të themi se zanafilla erdhi nga një klithmë që dëgjohej në shpellën e dëshpërimit. Nga kjo klithmë morën shkas të gjitha aventurat e rrëfyera në libër. Mision i përmbushur, shpresoj të kem arritur qëllimin tim final që është thjesht ta bëja një njeri të ëndërronte. Kjo është ajo që propozoj aq më tepër tani që jetojmë në një botë plot me dhunë, mizori dhe padrejtësi. Pas botimit të këtij libri, "Forcat e kundërta" nuk do jenë më kurrë si më parë dhe mezi pres të filloj një aventurë të re së bashku me lexuesit të cilët gjithashtu duan të njëjtën gjë.

Autori

 

 

 

 

 

 

Përmbledhje

 

 

Forcat e Kundërta

“Dedikim”

Përmbledhje

Hyrje

Një Erë e Re

Përgatitjet

Mali i Shenjtë

Kasollja

Sfida e Parë

Sfida e Dytë

Fantazma e Malit

Dita D

Vajza e Re

Lëkundja

Një Ditë Para Sfidës së Fundit

Sfida e Tretë

Shpella e Dëshpërimit

Mrekullia

Dalja nga Shpella

Ritakimi me Rojen

Përshëndetja me Malin

Një Udhëtim Mbrapa në Kohë

Ku gjendem?

Përshtypjet e Para

Hoteli

Dreka

Një Shëtitje Nëpër Fshat

Kështjella e Zezë

Rrënojat e Kishës

Urdhri

Takimi me Banorët

Biseda Vendimtare

Vegimi

Fillesa

Hekurudha

Shpërngulja

Mbërritja në Shtëpinë Njëkatëshe

Takimi me Kryetarin e Bashkisë

Takimi me Fermerët

Rikthim në Shtëpi

Lajmërimi

Dita e Parë e Punës

Pikniku

Zbritja nga Mali

Abuzimet e Majorit

Mesha

Reflektimet

Sukavão

Tregu

Rasti me Lopën

Presa

Mesazhi

Takimi

Rrëfimi

Thashethemi

Udhëtimi në Recife

Kthimi në Brendësi të Vendit

Martesa e Ujdisur

Vizita

Rrahja

Kushërira e Gerusës

"Bekimi"

Fenomeni

Një Shoqe e Re

Një Ditë Para Martesës

Tragjedia

Reja e Zezë

Martirët

Fundi i Vegimit

Dëshmia

Kthimi në Hotel

Ideja

Figura e Majorit

Puna

Takimi i Parë me Kristinën

Kthimi në Kështjellë

Mesazhi II

Udhëtimi për në Klimério

Vendimi

Përvoja në Shkretëtirë

Adhuruesit e Errësirës

Përvoja e Zotërimit

Burgu

Bashkëbisedimi

Vizita e Renatos

Takimi i Tretë me Kristinën

Thirrja e Ëngjëllit

Beteja Përfundimtare

Shembja e Strukturave Ekzistuese

Biseda me Majorin

Lamtumira

Kthimi

Në Shtëpi

 

 


 


Një Erë e Re


 

Pas një përpjekje të pasuksesshme për botimin e një libri, e ndjeva se m’u rikthye dhe m’u shtua përsëri forca. Mbi të gjitha, besoj në talentin tim dhe kam besim se do t’i realizoj ëndrrat që kam. Kam mësuar se çdo gjë ndodh në kohën e vet dhe besoj se vetë jam një njeri aq i pjekur sa të arrij qëllimet e mia. Mbajeni mend gjithmonë: Kur vërtet duam diçka, bota punon që të na e bëjë atë...

Erscheint lt. Verlag 12.6.2018
Übersetzer aldivan teixeira torres
Sprache Albanian
Themenwelt Kinder- / Jugendbuch Bilderbücher
Kinder- / Jugendbuch Jugendbücher ab 12 Jahre
Kinder- / Jugendbuch Kinderbücher bis 11 Jahre
Schlagworte dualitet • forcat kundërshtare • Opposites • parashikues
ISBN-10 88-7304-765-3 / 8873047653
ISBN-13 978-88-7304-765-0 / 9788873047650
Informationen gemäß Produktsicherheitsverordnung (GPSR)
Haben Sie eine Frage zum Produkt?
EPUBEPUB (Ohne DRM)

Digital Rights Management: ohne DRM
Dieses eBook enthält kein DRM oder Kopier­schutz. Eine Weiter­gabe an Dritte ist jedoch rechtlich nicht zulässig, weil Sie beim Kauf nur die Rechte an der persön­lichen Nutzung erwerben.

Dateiformat: EPUB (Electronic Publication)
EPUB ist ein offener Standard für eBooks und eignet sich besonders zur Darstellung von Belle­tristik und Sach­büchern. Der Fließ­text wird dynamisch an die Display- und Schrift­größe ange­passt. Auch für mobile Lese­geräte ist EPUB daher gut geeignet.

Systemvoraussetzungen:
PC/Mac: Mit einem PC oder Mac können Sie dieses eBook lesen. Sie benötigen dafür die kostenlose Software Adobe Digital Editions.
eReader: Dieses eBook kann mit (fast) allen eBook-Readern gelesen werden. Mit dem amazon-Kindle ist es aber nicht kompatibel.
Smartphone/Tablet: Egal ob Apple oder Android, dieses eBook können Sie lesen. Sie benötigen dafür eine kostenlose App.
Geräteliste und zusätzliche Hinweise

Buying eBooks from abroad
For tax law reasons we can sell eBooks just within Germany and Switzerland. Regrettably we cannot fulfill eBook-orders from other countries.

Mehr entdecken
aus dem Bereich